PD: Hetim amerikan për CEZ

PD depozitoi  në Kuvend projektligjin ku kërkon hetim ndërkombëtar lidhur me aferën e pretenduar korruptive të CEZ. Në draftin e propozuar nga PD “Për lejimin e hetimit ndërkombëtar për akuzat e bëra publike për çështjen CEZ”, i kërkohet Kuvendit miratimi i një ligji që të përcaktojë rregulla që të garantojnë hetimin e pavarur me prokurorë të huaj amerikane lidhur me akuzat e bëra publike.