PD denoncon spastrimin e vendeve të punës nga qeveria

Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së saj Oriela Nebijaj, ka denoncuar ato që i quan “spastrime të pamotivuara të qeverisë për të hapur vende pune për militantët e saj”.“Drama e 41-vjeçares Nexhmije Bushi, nënës dhe bashkëshortes nga Burreli, që tentoi vetvrasjen pas largimit nga puna, është pjesë e tragjedisë që po shkakton prej dy vitesh qeveria me spastrimet e pamotivuara. I besuari i Edi Ramës në Burrel, kryetari socialist që është dhe shef i madh i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë për rajonin, e ka hedhur në rrugë pa asnjë motiv, për t’i hapur vendin militantit pa arsimin përkatës”, tha Nebijaj.