PD, Basha pret misionin e FMN-së në Shqipëri

Njoftimi zyrtar i PD-së thotë se kryetari i saj e ka njohur misionin e FMN-së me situatën ekonomike, që sipas tij është dramatike. Shkaqet e kësaj situate për zotin Basha janë korrupsioni dhe kapja e shtetit. Sipas Bashës, janë vetëm një grup oligarkësh pranë kryeministrit ata që po përfitojnë tendera qindra miliona eurosh e po marrin me koncesion pasuritë dhe asetet publike të vendit. Por kryetari i Partisë Demokratike i ka shprehur misionit të FMN-së edhe shqetësimin për rritjen e borxhit publik nga 61% në 72%, dhe kjo po bëhet, sipas tij, edhe nën monitorimin e partnerëve të huaj. Paratë po shkojnë për luksin qeveritar, është shprehur Basha, duke sjellë si shembull tenderin nga ana e qeverisë për makinat Jaguar, ndërkohë që nuk ka asnjë investim publik në infrastrukturë.