PD ankimon ligjin e pronave në Gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike ka ankimuar  në Gjykatën Kushtetuese ligjin e pronave, duke iu bashkuar kështu nismës së presidentit. Në një prononcim për mediat Oerd Bylykbashki tha se ky ligj cenon të drejtën e pronarëve, por edhe sigurinë dhe barazinë juridike para ligjit. Ndërsa deputetja Jorida Tabaku ka renditur disa nga arsyet sepse e kanë çuar ligjin e pronave në Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj arsyeja eshte se ky ligj nuk e njeh pronën si koncept.