PD: Administrata, nën presion politik nga Rama

Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat ditën e hënë deklaroi se mazhoranca qeverisëse po e vë administratën nën presion politik. “Rama ka urdhëruar drejtorët në administratë të bëjnë presion për votat”, tha Kaso.“Kemi një dokument të bërë publik nga media, që Partia Socialiste e ka shpërndarë masivisht tek funksionarët publikë në institucione. Ky dokument, shërbente për të evidentuar në listë nëpunësit e administratës shtetërore, për të kontrolluar votën e tyre, dhe për t’u bërë atyre presion me largim nga puna në rast se nuk hidhin votën për kandidatët e qeverisë”, tha përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike.