Paul Walker mund të shfaqet sërish në “Fast&Furious 9”

Rreth 6 vjet nga vdekja tragjike e Paul Walker ka disa të dhëna që aktori mund të shfaqet sërish, në një farë mënyre, në rolin e tij Brian O’Connor, në kapitullin e ardhshëm të sagës.

Aktori u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, në vitin 2013, në një aksident tragjik me makinën e tij, përpara se të përfundonte “Fast & Furious 7” dhe u gjet mundësia për ta përfshirë përmes GCI-së. U angazhuan edhe vëllezërit e tij Cody e Caleb.

Cody foli për një mundësi për rikthimin e personazhit, shumë vite më pas dhënies së lamtumirës nga fansat: “Ka shumë gjëra që thuhen për filmin, qarkullojnë shumë zëra. Çdo gjë mund të ndodhë. Do të shohim se ç’do të rezervojë e ardhmja”, -tha për “Metro”.

“E kuptoj se shumë persona nuk duan të ndahen nga Paul, filmi i detyrohet, jo vetëm aktorit, por edhe fansave, por, gjithsesi nuk duhet ekzagjeruar me kujtimet”.