Pastronin një depo armësh, plagosen dy ushtarë në Poliçan

Dy ushtarë janë plagosur në repartin ushtarak në Vërtop të Poliçanit.Dy ushtarët kanë qenë duke pastruar në një depo armësh, gjatë kohës që janë plagosur.Nga të dhënat paraprake mesohet se  dy të dëmtuarit kanë marrë plagë në krahë dhe janë dërguar në spitalin e Beratit. Pas marrjes së ndihmës së nevojshme ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.