Pas zvogëlimit të gjoksit, Çiljeta ndryshon flokët

Rreth dy javë më parë këngëtarja Çiljeta Xhilaga bëri një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj, ku zvogëloi dukshëm gjinjtë e saj. Por me sa duket Çili nuk është ndalur me aq në ndryshimin e pamjes, pasi ka bërë një tjetër ndryshim. Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet me flokë të zeza (foto e dytë), ndërsa bashkëngjitur saj shkruan, “Prapë brune una”. Para disa muajsh Çiljeta u kthye në bionde, por me sa duket ka pasur nostalgji për pamjen e saj, duke u rikthyer sërish në pamjen me të cilin është identifikuar në pjesën më të madhe të kohës.