Pas skandalit të tradhtisë, Khloe Kardashian po mendon të rikthehet me Tristan Thompson

Kanë kaluar disa javë nga skandali i Tristan Thompson me Jordyn Woods dhe tashmë duket se Khloe Kardashian ndihet gati për ta falur atë. Edhe pse në këto momente ajo është e dërrmuar nga ajo situatë, po përpiqet të jetë pozitive. Arsyeja pse Khloe kërkon ta falë ish-partnerin e saj, është True, e cila është vetëm 11-muajshe dhe e ka të nevojshme t’i ketë të dy prindërit në krah.

34-vjeçarja është e aftë ta falë, por kjo nuk do të thotë se ajo e ka harruar çfarë ndodhi.

Kujtojmë se arsyeja e ndarjes së tyre ishte tradhtia e Thompson me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.