Pas ndarjes Tristan Thompson xheloz për Khloe Kardashian

Ndonëse kanë disa javë që janë ndarë për shkak të tradhtisë së tij me shoqen e ngushtë, duket se basketbollisti Tristan Thompson vijon të jetë i pranishëm në jetën e Khloe Kardashian.
Sipas mediave të huaja Thompson nuk arrin të kuptojë lidhjen me Khloe dhe ish-partnerit të së motrës Scott Disick.
Ai pak ditë më parë ka publikuar një foto të Khloe në rrjete sociale ku ka shkruar: “gruaja e ëndrrave”. Kjo deklaratë e tij duket se ka bërë që Tristan të reagojë duke u shprehur se Scott nuk ka treguar respekt dhe se po flirton me të.
Sipas burimeve afër tij, basketbollisti nuk arrin të kuptojë këtë marrëdhënie mes tyre kur aktualisht Scott është në një lidhje me modelen Sofia Richie.
Ndërkohë sa i përket Khloe-s ajo është shprehur e pakënaqur me ish-partnerin e saj pasi nuk po shpenzon kohë më vajzën e tyre True.