Pas ndarjes nga e dashura, Liam Payne shpreh publikisht mbështetjen për të

Liam Payne ka shprehur publikisht mbështetjen për ish të dashurën e tij Cheryl, e cila ka publikuar këngën e saj më të re. Në mediat rozë ka patur shumë spekulime për ndarjen e tyre, megjithatë duket se ata të dy kanë mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin. Liam uroi Cheryl në ‘Twitter’ përpara gjithë fansave të tij. “Urime Cheryl në publikimin tënd të parë për 4 vite. Pres me padurim të dëgjoj edhe të tjerat”, – ka shkruar Payne. Në fakt për të gjithë kjo tingëllon disi e çuditshme, sepse në këngën e saj të fundit, Cheryl ofendon të gjithë ish-partnerët e saj. Kujtojmë se dy këngëtarët nga lidhja e tyre kanë edhe një djalë të quajtur Bear.