Pas këtij momenti, nuk ka më dyshim. Dua Lipa është rikthyer tek i dashuri

Pak muaj më parë, lajmi se Dua Lipa dhe modeli e shefi i kuzhinës, i dashuri i saj britanik, Isaac Carew, i dhanë fund marrëdhënies së tyre nuk u prit mirë nga fansat e këngëtares me origjinë shqiptare. Jo vetëm sepse ?ifti nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por edhe sepse Isaac nuk ishte më me Duan në ?do koncert të saj, si në fillim. Por di?ka ka lëvizur sërish dhe duket se ?ifti e kanë rigjetur veten.

Pas dy muajsh, këngëtarja e shumë hiteve ndërkombëtare ka postuar në Instastory-n e saj një video, protagonist i së cilës është Isaac Carew.

Pa dalë nga natyra dhe humori që e karakterizon, Dua ka postuar një moment ndërsa i dashuri është duke veshur ?orapet. Siç duket, modeli nuk ka mundur të qëndrojë dot larg këngëtares shqiptare, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Duan.

Ende ?ifti nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, por ky moment, me siguri, do të vijë shumë shpejt, meqenëse vetë artistja e dha sinjalin e parë të flamurit të bardhë.

Dua dhe Isaac nisën lidhjen e tyre në verën e vitit 2015, kur këngëtarja sapo kishte nisur këngët dhe koncertet e saj të para.