Pas fjalëve për tradhti, flet për herë të parë Jennifer Lopez

Pak ditë më parë çifti i njohur Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u lidhën në fejesë përmes një propozimi romantik në Bahamas.
Por menjëherë pasi çifti shpalli fejesën ish-kolegu i Rodriguez është shprehur se ai po e tradhton J.Lo me ish-bashkëshorten e tij. Pas një kohe heshtje këngëtarja dhe aktorja e njohur ka reaguar duke thënë për “People” se janë vërtet të lumtur.
Jo vetëm ajo por edhe Alex ka shprehur po të njëjtën gjë duke thënë: “E vlerësojmë faktin se ku kemi arritur sot dhe këtë jemi duke e shijuar në maksimum”.
Sapo janë kthyer nga pushimet ata kanë nisur menjëherë punën për biznesin e tyre të përbashkët dhe për këtë janë shprehur se ata i dinë ëndrrat e njëri-tjetrit dhe se bashkë janë më të fortë.
“Gjithçka e bëjmë bashkë. Unë i di ëndrrat e tij dhe ai i di të miat dhe bashkë mendojmë se jemi më të fortë”,-ka thënë J.Lo.
Përmes këtyre deklaratave ata i kanë dhënë njëherë e mirë fund spekulimeve për probleme në lidhjen e tyre pas fejese