Pas divorcit, zbulohet lidhja jashtëmartesore e njeriut më të pasur në botë

Pak orë pas njoftimit të divorcit mes themeluesit të “Amazon” Jeff Bezos dhe bashkëshortes së tij MacKenzie, zbulohet një tjetër grua. Drejtuesja televizive Lauren Sanchez thuhet se është e dashura e re e Bezos. Sipas asaj që raporton ‘Page Six’ e ‘New York Post’, 49-vjecarja me origjinë meksikane thuhet se ka qenë shkaktare e divorcit. Ata janë takuar së bashku disa kohë më parë dhe ka qenë pikërisht ish-bashkëshorti i Sanchez Patrick Whitesell, një agjent i fuqishëm në Hollywood, që i ka prezantuar, prej të cilit ajo është ndarë në vjeshtën e shkuar.