Pas British Awards, një tjetër sukses për Dua Lipa-n

Duket se po shijon vërtet ditë të arta në karrierën e saj muzikore! Pasi “rrëmbeu” dy trofe të rëndësishëm në kompeticionin “British Awards 2018”, ku Dua Lipa ishte e nominuar për plot pesë kategori, tani është momenti i një tjetër suksesi për të.
Albumi i saj muzikor me të njëjtin emër “Dua Lipa” është renditur i treti, në top listën e albumeve më të mira në Britaninë e Madhe. E surprizuar për këtë arritje të rradhës, vet Dua ka shkruar në instastory një falenderim për të gjithë dëgjuesit dhe fansat e muzikës së saj, duke nënvizuar përmes një fotoje edhe renditjen në vendin e tretë, të albumit të saj.
Pra, ky është momenti për një tjetër sukses të madh në karrierën e saj, ndaj këngëtarja me famë botërore ka mjaftueshëm arsye për t’u ndier e ngazëllyer!