Pas Bebe Rexhës, Bruno Mars merr një tjetër shqiptare në turne

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha pothuajse një muaj më parë ishte pjesë e turneut të Bruno Mars në Meksikë.

Nga fotografitë dhe videot që kanë qarkulluar në rrjete sociale, është parë që këngëtarja u prit mirë nga publiku atje.

Bruno Mars ka vazhduar turneun në Zelandën e Re, ku këtë herë mysafire e tij është këngëtarja Dua Lipa.

Në llogarinë e saj në Instagram, Dua ka shpërndarë disa imazhe nga performanca e saj në Auckland, ku shihej numër tejet i madh i publikut.Kujtojmë se Dua Lipa vjen në Kosovë më 10 gusht dhe do të mbajë koncert në kryeqytet.