Pas aksidentit, Tom Cruise i rikthehet xhirimeve të “Mission: Impossible 6”

Tom Cruise është fotografuar sërish në xhirimet e filmit “Mission: Impossible 6” për herë të parë që pas incidentit ku theu kyçin e këmbës.

Aktori 55-vjeçar është fotografuar në Brentwood, pas 7 javësh ndërprerje të xhirimeve. Cruise dukej i lumtur dhe i shplodhur, teksa buzëqeshte me kolegët e tij. Data e publikimit të filmit do të jetë 27 korriku 2018.

Në muajin gusht, një video e publikuar në rrjetet sociale, shfaqet aktorin teksa hidhej nga një ndërtesë tek tjetra por fatkeqsisht gjërat nuk shkuan siç duhet dhe ai dëmtoi kyçin e këmbës.