Pas 10 vjetësh në manastir, vendos të bëhet një yll i filmave +18

Ajo kaloi gati një dekadë në një manastir, por tani Yudi Pineda vendosi të heqë dorë nga jeta e murgeshave për t’u bërë një yll për filma për të rritur. Por 28-vjeçarja kolumbiane, katolike e devotshme, siguroi se përkundër kthesës së ekzistencës së saj, ajo ende shkon në kishë “tri herë në javë”.
Yudi u tha mediave lokale se ajo hyri në manastir vetëm për të qëndruar atje deri sa arriti moshën madhore, duke ndjekur një rrugë të caktuar fetare për t’u bërë një murgeshë. Megjithatë, në një pikë të caktuar, profesioni i saj pësoi një pengesë sepse Yudi ra në dashuri me mësuesin e saj fetar.
Në atë pikë, gruaja e re vendosi që e ardhmja e saj nuk do të ishte ajo e një murgeshe. Ajo filloi të punonte për Nestle kur u takua me Juan Bustos, i cili rekrutonte modele për portalin e tij për të rritur. Dhe kështu ajo u bë një nga vajzat.
“Fillimisht u ndjeva e keqe, por tani jam mirë dhe ndihem mirë kur shkoj në kishë”, thotë ajo. Pineda pranoi se prifti i saj u përpoq ta bindte që të mos bëhej yll i pornografisë, por ajo injoroi këshillën e tij.
Ajo e përcaktoi karrierën e saj të re në pornografi si “të përshtatshme dhe artistike” dhe thekson se “nuk ka asgjë të keqe”. Megjithatë, rrëfimet e saj duhet të jenë interesante pasi ajo gjithashtu tha se i pëlqen “të masturbojë dhe të shikojë filma me pullë të kuqe çdo ditë”