Partneri i ri i Arbana Osmanit është ish i fejuari i Rudina Dembacaj

Moderatorja Arbana Osmani këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes pë shkak të ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj Ardit Kero, me të cilin kishin një lidhje prej 16 vitesh dhe kanë një djalë të pagëzuar me emrin Jon.

Mirëpo, nuk ka vonuar dhe një tjetër lajm vjen nga moderatorja.

Sipas ‘Panorama Plus’, po përjeton një histori të re dashurie me regjisorin e emisionit të saj, ‘Dua të të bëj të lumtur’, Eduart Grishaj.

Romanca e re e moderatores shqiptare është vënë re nga shumë persona që i kanë parë të frekuentojnë të njëjtat vende.

Ndër të tjera ka rënë në sy të të gjithëve dhe komentet plot dashuri që ata lënë në rrjetet sociale.

Por Eduardi është i njohur edhe për lidhjen e tij me moderatoren dhe aktoren Rudina Dembacaj, lidhje e cila shkoi deri në fejesë mes të rinjve në vitin 2011, por mori fund pak kohë më pas.

Në një intervistë për “Panoramën” në vitin 2011, Rudina tregonte se ishte njohur në Edin në një televizion lokal në qytetin e Shkodrës. Ata kishin 4 vjet lidhje dhe vendosën të fejoheshin në një festë të vogël me familjet, buzë detit në Shëngjin.

“Quhet Edi, është nga Malësia e Madhe. Jemi njohur në qytetin e Shkodrës, në kohën kur unë isha studente në Fakultetin e Juridikut. Në atë kohë, punonim të dy në një Tv lokal, unë bëja një emision timin, ndërsa Edi xhironte dhe montonte, pra kamera dhe montazhi i emisionit. Kemi gati katër vjet lumturisht bashkë. Fejesën nuk e kërkoi asnjëri, erdhi momenti për të ndodhur dhe ndodhi. Çdo gjë ndodhi gradualisht”,shprehej asokohe aktorja.

Eduarti i dhuroi një unazë diamanti Rudinës, e cila e adhuronte shumë, megjithatë fejesa e tyre nuk shkoi drejt martesës.