“Parabellum”, elozhe për John Wick

Embargoja e recesioneve për kapitullin 3 të “John Wick” ka përfunduar dhe me sa duket filmi është vlerësuar shumë, aq sa të marrë 97% dhe certifikimin si “Fresh” në “Rotten Tomatoes”. Pati elozhe jo vetëm për filmin, por edhe për performancën e Keanu Reeves e Halle Berry. Parashikohet një rrugëtim i mbarë në arkëtime pas daljes në kinema më 16 maj. Me këtë rast, “Lionsgate” publikoi spote të reja televizive dhe disa klipe nga “Parabellum”.