Papa apelon për paqe dhe pajtim

Papa Françesku ka bërë apel për paqe dhe pajtim nga bazilika e Shën Pjetrit, në Romë, në mesazhin e tij të dytë të Krishtlindjeve, bekimin tradicional drejtuar botës. Ati i Shenjtë shprehu mbështetjen për rezolutat e paqes së Kombeve të Bashkuara në Siri dhe Libi. Papa dënoi gjithashtu “aktet brutale të terrorizmit” në Francë, Liban, Egjipt, Tunizi dhe Mali.Ndërkohë, predikimi i Papës Françesk në meshën e përvitshme të Krishtlindjeve kishte në krah të kremtimit, edhe një paralajmërim.”Jetojmë në një shoqëri të pushtuar nga konsumizmi e hedonizmi, nga pasuria dhe ekstravaganca. Çdo gjë duhet të ketë masë”, ishin fjalët e Shenjtërisë së Tij.