Pamjet e reja të filmit “Men In Black: International”

Më 14 qershor do të dalë në kinematë amerikane kapitulli i ri i filmit “Men in Black”, me titull “Men in Black International”. Tani janë publikuar pamjet e reja të këtij projekti të shumëpritur nga fansat. Protagonistë janë Chris Hemsworth dhe Tessa Thompson, që kanë zëvendësuar Will Smith dhe Tommy Lee Jones, agjentët sekretë të qeverisë që merren me alinët në Tokë.