Pamjet e reja të “Aladdin” tregojnë Will Smith si Xhindi

“Disney” publikoi trailerin e dytë të filmit “Aladdin”, ku shihet Will Smith në rolin e Xhindit. Filmi i animuar i dashur nga të vegjël e të mëdhenj, i përshtatur në shumë forma nga përralla origjinale, pjesë e librit “Njëmijë e një net”, tani do të vijë sërish në ekran, por me personazhe realë. Ky film me regjisor Guy Ritchie vjen me rastin e 25-vjetorit skenik të tij dhe do ta ketë premierën botërore më 24 maj të vitit 2019.