Paloka: Rama fsheh dokumentet e stadiumit, pranon aferën korruptive

Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, deklaron se Kryeministri ka pranuar zyrtarisht një prej aferave të tij më të mëdha korruptive që siç thotë ai është qendra e biznesit dhe kulla në stadiumin “Qemal Stafa”, duke mbajtur të fshehtë dokumentacionin që i është kërkuar zyrtarisht. Duke folur  nga selia blu, Paloka tha se Rama mban të fshehtë kopjen e procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime, ku del qëndrimi që kanë mbajtur përfaqësuesit e shtetit. Mbi të gjitha, thotë Paloka, Rama mban të fshehtë procedurën që është ndjekur për përzgjedhjen e firmës fituese, duke nënvizuar se pikërisht në këto pika fshihet afera e Edi Ramës.

Përgatiti:/E.C/