Pallatet në Selitë, Veliaj: Zgjidhja janë pilotat

Vendosja e pilotave është zgjidhja që Bashkia e Tiranës ofron për banorët e pallateve që janë dëmtuar nga rrëshqitja e dherave në Selitë të Vogël.Kryebashkiaku, Erion Veliaj fajësoi dhënien e lejeve jashtë çdo kriteri sigurie dhe abuzimi me to nga ana e ndërtuesve, si shkaktarë të situatës së krijuar.Natyra po na kthen reston, nga mënyra se si bashkitë kanë funksionuar më përpara. Zgjidhje në Farkë duke vendosur pilota. Nëse bëni auditin me kujdes do të gjeni pa fund gjëma të tilla në një kohë që qytetet po bëhen më të pasigurta”, tha Veliaj.