Pak para performancës, Jonida Maliqi ka një mesazh për shqiptarët

Mbrëmjen e sotme, Jonida Maliqi do të performojë në skenën e ‘Eurovision’ në gjysmëfinalen e dytë të kompeticionit me këngën përfaqësuese ‘Ktheju tokës’.

Kënga është pritur shumë mirë nga të gjithë adhuruesit e muzikës dhe ndjekësit e ‘Eurovision’ në të njëjtën kohë. Ndërsa Jonida na ka treguar se e ka shijuar maksimalisht këtë periudhë në jetën e saj.

Pak para performancës së sotme, ajo ka zgjedhur të japë një mesazh tepër special për të gjithë fansat e saj në mbarë botën, duke shkruar: “
“Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar më shumë dashuri! Që nga emocionet e para të Dhjetorit e deri në këto çaste, jam rrethuar si kurrë më parë më energjinë e një publiku të jashtëzakonshëm që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip #KthejuTokës! Për pak orë ngjitem në skenën e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshë! Nëse mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj të votoni Shqipërinë me numrin #14! Jemi bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat? #Eurovision. #Albania #KthejuTokes #14 #Vote14”- shkruan këngëtarja shqiptare në Instagram.