Pa photoshop, fansat shokohen nga fytyra e vërtetë e Kylie Jenner

Është vetëm 20-vjeç, tashmë nënë e një vajze dhe konsiderohet si një nga femrat më seksi të familjes Jenner. Ndoshta shpesh në imazhet që poston në “Instagram” na është krijuar përshtypja se ka një fytyrë shumë të ëmbël dhe engjëllore, por mesa duket make-up i suksesshëm paska bërë goxha punë mbresëlënëse me të. E vërteta është krejt ndryshe dhe kjo e thënë pas këtij imazhi të zbuluar, ku Kylie shihet pa make-up dhe duket fytyra e saj e mbushur me quka të shumta.