OSHEE padit Kastriot Ismailajn për dëm ekonomik

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka paditur në Gjykatën e Tiranës Kastriot Ismailajn, me argumentin se i pandehuri i ka shpaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm.Në padinë e saj, OSHEE thotë se dëmet që i janë shkaktuar vijnë nga konsumimi i veprës penale të “mashtrimit”, kryer nga Ismailaj gjatë kohës që ishte administrator i kompanisë DIA, një shoqëri e regjistruar në regjistrin tregetar me objekt mbledhjen e borxheve.