OSHEE merr masa për garantimin e energjisë për Vitin e Ri

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi ngritjen e një shtabi të posaçëm për të garantuar furnizimin pa ndërprerje me energji gjatë festës së fundvitit.Kompania bëri të ditur se mbi 1300 punonjës të saj do të jenë të pozicionuar në pikat më kritike të vendit, në gatishmëri të plotë për të riparuar në kohë të shpejtë çdo defekt apo avari të mundshme.