Ornela Muti pranon darkën me Vladimir Putin

Kisha marrë një ftesë për të qenë në një darkë bamirësie për të sëmurët me kancer. Kjo ka qenë arsyeja përse unë isha në një tavolinë me presidentin rus, Vladimir Putin. Kështu ka deklaruar në një intervistë, Ornela Muti. Nuk kam qenë vetëm unë që kam darkuar atë natë me Putinin, të pranishëm ishin edhe shumë njerëz të tjerë të famshëm dhe personalitete të ndryshme që iu bashkuan kauzës për fëmijët e sëmurë – ka deklaruar më tej 60 – vjeçarja, Muti, e akuzuar nga mediat për një marrdhënie më shumë se shoqërore me presidentin.