Orlando Bloom nxjerr në shitje vilën super luksoze

Aktori Orlando Bloom ka nxjerrë në shitje vilën e tij në Beverly Hills për 8.9 milionë dollarë.
Bloom rimodeloi shtëpinë pasi u zhvendos aty dy vite më parë.
Prona 372 metra katrorë është ndërtuar në vitet 1960 dhe ka 4 dhoma gjumi e 4 banjo.
Gjithashtu një pjesë e shtëpisë ka mure xhami që të nxjerrin në një zonë të hapur në natyrë.
Kuzhina me pajisje moderne është ngjitur me dhomën e ngrënies.Zona në natyrë ka një pishinë të madhe të rrethuar nga një kuvertë.