Ori Nebijaj merr surprizën e papritur në emision ‘live’: E meritojmë një ‘Grammy’

Ori Nebijaj është një nga prezantueset më të ëmbla të ekranit shqiptar. Prej disa sezonesh së bashku me Isli Islamin ajo drejton emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’ në ‘Top Channel’.
Dyshja e njohur gëzojnë një miqësi shumë të mirë dhe publikojnë shpesh herë në ‘Instagram’, momente nga puna e tyre e përditshme.Së fundmi Ori ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një video gjatë një prej emisioneve, ku Isli e ka vendosur në siklet bukuroshen. Gjatë transmetimit të programit ai vuri papritur në sfond një regjistrim të Nebijaj-t, duke kënduar.

“Kur ‘gjëmën’ ta bën kolegu ‘live’ në emision. E meritojmë një ‘Grammy’ o Isli”, shkroi moderatorja krahas videos.

Ndonëse ky ishte një moment i sikletshëm për Orin’ duhet ta pranojmë se shkaktoi shumë të qeshura në studio dhe jashtë saj.