Operacionet antikanabis, asgjësohen bimë narkotike në Shkodër, Krujë dhe Mirditë

Policia e Shkodrës ka sekuestruar dhe asgjësuar 879 rrënjë kanabis sativa. Tre parcela me 470 rrënjë janë zbuluar në fshatin Vilë. Ndërsa në fshatin Benë u zbuluan 9 parcela me 409 rrënjë bimë narkotike të cilat u asgjësuan me djegie. Ndërkaq, Policia e Krujës ka asgjësuar 572 rrënjë bimë narkotike në fshatin Mallkuç. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur 14 parcela dhe bimët u asgjësuan në vend. Një tjetër sasi prej 201 rrënjë kanabis sativa janë sekuestruar në fshatin Simon të Mirditës.