Operacione antikanabis asgjësohen 2841 bimë narkotike

Policia e Vlorës ka asgjësuar 1943 bimë kanabis sativa të mbjella në 23 parcela në fshatrat Armen, Lubonjë dhe  Peshkëpi. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.Ndërkohë, Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se në Kakavijë janë asgjësuar 1594 bimë narkotike të mbjella në 4 parcela.