One Direction thyen një tjetër rekord me “Drag me Down”

Banda muzikore One Direction ka kryesuar klasifikimet britanike me këngën e re të titulluar “Drag me Down”, duhe surprizuar të gjithë fansat e grupit, pasi flitej se ata nuk po punonin më për projekte të reja muzikore.“Drag me Down” është kënga e parë e grupit One Direction si katërshe, pas largimit të Zayn Malik.