Tom Hanks s’ka lidhje me politikën

Është folur edhe më herët se Tom Hanks do ti futet politikës, por duket se këto zëra nuk janë aspak të vërteta, pasi aktori e ka konfirmuar këtë gjë vetë. “Kush dreqin do e donte atë punë? Nuk dua asnjë punë ku më duhet të përgjigjem në telefon”, tha duke qeshur aktori i famshëm për “60 Minutes”.Ai shtoi se aktrimin e bën për qejf dhe se do të vazhdojë të interpretojë nëpër filma edhe nëse do të paguhej fare pak.Protagonisti i “Forrest Gump” ka qenë kritik me kandidatin republikan Donald Trump, por kur u pyet se si e imagjinonte Amerikën nën drejtimin e Trump, Hanks tha: “Do të jemi mirë. Nuk dua që Donald Trump të jetë president i SHBA, por në një këndvështrim të gjerë, Amerika e rregullon vetë veten”