“Ocean’s 8” e gjitha femërore

“Warner Bros. Pictures” dhe “Village Roadshow Pictures” po realizojnë spin-off-in të gjithin femëror të trilogjisë “Ocean’s”, me Sandra Bullock dhe pjesën tjetër të grupit të hajduteve. Filmi është prodhuar nga George Clooney, i cili ka qenë dhe protagonist i origjinalit në rolin e Danny Ocean, dhe Steven Soderbergh, me regji të Gary Ross. Studiot publikuan disa foto nga xhirimet e filmit, që pritet të dalë në SHBA më 8 qershor.

“Unë interpretoj motrën e Danny Ocean. Jam burgosur për 5 vjet dhe do ta zbuloni përse kur të ndiqni filmin. Jemi pjesë e së njëjtës familje dhe jemi të aftë në atë që bëjmë”, – deklaroi Bullock për “Entertainment Weekly”.

Nuk është një kalim stafete. Bëhet fjalë për një histori paralele të një prej anëtarëve të familjes Ocean, që tregon atë që i ndodh Debbiet kur del nga burgu, së bashku me femrat e tjera të jashtëzakonshme dhe të fuqishme.

Filmi flet për Debbie Ocean (Sandra Bullock) që do të tentojë të bëjë grabitjen e shekullit në “Met Gala” në New York. Synimi kryesor është të krijojë një grup perfekt: Lou (Cate Blanchett), Nine Ball (Rihanna), Amita (Mindy Kaling), Constance (Awkwafina), Rose (Helena Bonham Carter), Daphne Kluger (Anne Hathaway) dhe Tammy (Sarah Paulson).

Matt Damon do të bëjë një paraqitje në këtë film në rolin e Linus Caldwell, personazhi që ka pasur dhe në “Ocean’s Thirteen”. James Corden do të interpretojë një agjent sigurimesh. Edhe Elle Fanning është përfshirë në këtë projekt. Personazhe të njohur të ekranit, si Kim Kardashian, Kendall Jenner, Anna Wintour, Adriana Lima e Katie Holmes, do të kenë nga një rol episodik në “Ocean’s 8”.