Obama qan për një femër tjetër, duke patur pranë Mishelën

Pavarësisht se 73 vjeç, Areta Frenklin nuk e ka humbur magjinë e zërit.Në skenën e edicionit të 38-të të çmimeve të përvitshme të qendrës ‘Kenedi’ në Washington, ka bërë për të qarë presidentin amerikan Barak Obama, me këngën e saj “(You Make Me Feel Like) A Natural Woman”.Legjenda e muzikës nuk ka humbur asgjë nga forca dhe bukuria e zërit, transmeton lapsi.al. Nje video qe qarkullon ne interent tregon se  presidenti amerikan nuk i ka mbajtur lotët, ndërsa autorja e këngës (gruaja me flokë të verdha) Karol King tha se ishte e sigurtë që Frenklin do ta bënte për vete publikun.