Nuk është më single, Monica Bellucci harron Vincent Cassel

Diva italiane është tani nga një protagonistet e sezonit të tretë të serive franceze “Dix pour cent”, në të cilën interpreton një artiste të famshme e cila është në kërkim të një burri të çfarëdoshëm. Për ‘Paris Match’ Monica Bleluci ka rrëfyer që tani është në një lidhje: “Zemra ime nuk është më e lirë. Jam në një lidhje me dikë prej disa kohësh dhe gjërat shkojnë mirë” shprehet ajo.

“Në moshën 54-vjeçare po jetoj një moment magjik të ekzistencës time, kam gjetur lirinë. Jam e kënaqur me karrierën time, gjithçka që vjen më shumë është një bonus dhe unë falënderoj që të jetë gjithmonë kështu”, u shpreh Bellucci.