Noizy zbulon pak nga kënga e re (video)

“Kur thojshim kurrë s’kena mu nda. Ja pra ku jemi tash u bo një kohë që nuk jemi pa”. Këto janë vargjet e këngës së re të reperit të njohur Noizy.

Këngëtari i ka postuar këto vargje në profilin e tij në Instagram ku ka njoftuar fansat e tij për këngën e re që i dedikohet dashurisë dhe që do të publikohet së shpejti.

Nuk dihet nëse kënga është një dedikim personal i Noizy-t apo thjesht një baladë dashurie.