Njihuni me tifozen më të nxehtë të Milanit

Ajo është një nga femrat më të njohura në botën e modës. Modelja joshëse dhe me famë ndërkombëtare nga Sllovakia, Martina Stetiarova, vazhdon të shkëlqejë në sfilitat e modës, por edhe në rrjetet sociale. Bukuroshja sllovake përpos muzikës e ka pasion edhe futbollin. Martina është tifoze e zjarrtë e skuadrës së Milanit teksa dashurinë e saj për klubin ‘kuq e zi’ e zbulon shpesh edhe në rrjetet sociale. Fotografitë e Martinës që do të shikoni do ju lënë pa fjalë. Ajo shfaqet tejet provokuese sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale.