Njihuni me djalin e Pamela Anderson

Pamela Anderson ka prezantuar djalin e saj, i cili tashmë është një zotëri i vërtetë. 48-vjeçarja dukej shumë e lumtur dhe krenare prane tij. Pamela Anderson ishte më joshëse se kurrë veshur me një fustan mëndafshi të kuq, mjaft elegant, i cili kombinohej në mënyrë perfekte me takat e larta. Djali i saj 19-vjeçar, Brendon Lee kishte veshur një xhaketë shumë moderne, një palë pantallona të zeza dhe këpucë lëkure. Babai i Brandon është bateristi Tommy Lee, më të cilin Pamela u martua në vitin 1995, katër ditë pasi e kishte njohur. Ata janë ndarë në vitin 1998.