Një vit pas ndarjes, ish-bashkëshortja e reperit të njohur konfirmon fejesën

Millie Mackintosh 28-vjeç është fejuar me Hugo 31-vjeç, një vit pasi u rikthyen me njëri-tjetrin. Çifti ka konfirmuar lajmin për “MailOnline” ditën e dielë, pas spekulimeve që kishin nisur të qarkullonin së fundmi.

Ky lajm vjen vetëm 14 muaj pas divorcit të Millie me reperin e njohur Professor Green 33-vjeç.

Një zëdhënës i Hugo Taylor ka thënë për “MailOnline”: “Unë mund të konfirmoj se Hugo dhe Millie janë fejuar me njëri-tjetrin gjatë pushimeve në Greqi”.

Millie është munduar ta fshehë sa më shumë unazën e saj gjatë postimeve të shumta në rrjetin social Instagram.

Dyshja bëri publik ribashkimin e tyre në maj të vitit 2016. Ata kanë qënë të lidhur më parë, në vitin 2011.