Një vajzë me sindromën down bëhet frymëzim për shumë të tjerë si ajo

Të jesh me sindromën down nuk do të thotë se nuk mund të ndjekësh ëndrrat dhe të jetosh si gjithë të tjerët. Një modele 14-vjecare me sindromën down është shembulli më i mirë se asgjë nuk është e pamundur. Ishte pikërisht nëna e saj që postoi një foto të vajzës në instagram dhe fotoja mori vëmëndjen e një agjensie modelingu, ajo është kthyer në një nga vajzat më të njohura. Modelja e re tani ka më shumë se 50,000 ndjekës në Instagram, është bërë pjesë e pesë agjencive të modelingut dhe ka pozuar për markat më të njohura në Brazil.
“Miqtë dhe familja na tregojnë se ne jemi dy luftëtare dhe shërbejmë si shembull për shumë nëna dhe fëmijë me nevoja të veçanta”, tha Rubia.
“Këshilla ime është të mos hiqni dorë kurrë. Vazhdoni të luftoni për ëndrrat tuaja, sepse asgjë nuk është e pamundur. Vetëm kini dëshirë, besoni dhe luftoni për t’i bërë ato të vërteta”, vijoi ajo. Megjithatë, nëna e saj thotë se pjesa më e vështirë është kur njerëzit publikojnë komente duke thënë se suksesi i Georgia-s është i lidhur me flokët e saj të bjondë dhe sytë blu.
“Georgia është një fëmijë shumë i sjellshëm dhe shumë i talentuar, përndryshe nuk do të kishte arritur aty ku është”, tha ajo.