Një tjetër skandal mbretëror, Princi William tradhton Kate-in me shoqen e saj?

Skandali ka përfshirë familjen mbretërore në Britani.
Mediat rozë raportojnë se Princ William tradhtoi bashkëshorten e tij Kate Middleton.
Thashethemet në shoqërinë e lartë britanike për një marrëdhënie të jashtëligjshme të Princit me fqinjën e tij, Rose Hanbury, Markezën e Cholmondeley, qarkullojnë prej gati një viti.
Mendohet se tradhtia ka ndodhur gjatë kohës që Kate ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë, Princin Louis.
Rose, ish modele, është gruaja e Markezit të Cholmondeley i njohur si regjisor David Rocksavage.
David trashëgoi një pasuri prej 100 milion dollarë kur ishte vetëm 30 vjeç.
Sipas burimeve, nuk ka rrezik për ndarje, por thashethemet kanë tronditur pallatin dhe martesën e tyre.
Ndërsa raportohet se familja mbretërore po mundohet ta mbajë sa më të fshehtë tradhtinë e Princit William.
Kate dhe Rose kanë qenë shumë të afërta sipas mediave rozë, por tani jo më.