Një tjetër Dj shqiptar i suksesshëm në botë, ja për kë bëhet fjalë

Një tjetër Dj shqiptar po korr sukses jashtë vëndin tonë. E kemi fjalën për 24 vjeçarin Robin Novaku që është futur fuqishëm në tregun muzikor mbarëkombëtar.
Ai ka lindur në Greth të Mesëm dhe prej vitesh jeton në Itali. Dj i talentuar shqiptar është njëkohësisht edhe producent edhe kompozitor i disa këngëve.
Kënga e tij e parë është lançuar vjet në muajin Qershor, një produksion i realizuar në bashkëpunim me një shtëpi diskografike të njohur hollandeze dhe ka në Spotify plot 1.9 milionë shikime duke u kthyer në një hit të vërtetë në Gjermani.
Ndërkaq supriza e radhës ka qënë një tjetër material muzikor i sjellë kësaj radhë në bashkëpunim me një tjetër artist të njohur siç është Max Landry . Kënga mban titullin “Work for you”, Robin Novaku feat Max Landry dhe që prej ditës së djeshme e gjeni në Spotify, Apple Music, Youtube etj.
Le të shpresojmë që ky të jetë një tjetër shqiptar mes më të mirëve në botë.