Një serbe i shpëtoi jetën presidentit të ri të FIFA

Të premten e javës së kaluar në kongresin e jashtëzakonshëm të FIFA-s, Gianni Infantino është zgjedhur presidenti i ri i këtij institucioni. Infantino që ka nënshtetësi zvicerane dhe prejardhje italiane, është bërë presidenti i nëntë në histori të FIFA-s, ndërsa do të pasojë ish presidentin Sep Blatter. Por, presidenti i ri i FIFA-s, për të mbërritur deri të ky sukses, është përballur me sfida të ndryshme në jetë, dhe më e rëndësishmja është ajo e vitit 1970, pak ditë pas ardhjes në jetë, kur kishte probleme serioze me shëndetin e tij, konkretisht me gjakun. Infantinos iu deshtë të bëjë transfuzion gjaku, dhe atij në ndihmë i doli një serbe, Milicu Miucalica, e cila atë vit ishte ftuar nga mjeku Budimir Dinic, ku i kërkohej të ndihmojë një fëmijë që po luftonte për jetë. Milica, ishte një nga 40 personat e vetëm në botë, me grupin e gjakut “Rh-faktor”, nuk hezitoi të ndihmojë një fëmijë që kishte nevojë për ndihmë, i cili sot drejton institucionin më të fuqishëm.