Një rikthim mes Bella Hadid dhe The Weeknd?

Modelja Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd i dhanë fund marrëdhënies së tyre, në muajin gusht të këtij viti.

Ata sqaruan se ndarja erdhi si pasojë e largësisë mes çiftit, pasi gjatë gjithë kohës ndodheshin në vende të ndryshme për shkak të profesioneve.

Mirëpo sipas burimeve për “People”, jo vetëm që Bella ka marrë një urim ditëlindje nga The Weeknd dy ditë më parë, por ata edhe janë takuar!

Pas festës së ditëlindjes me të afërmit e saj në New York, Bella është parë të dalë nga restoranti dhe të futet në makinën e këngëtarit. Sipas të njëjtave burime ata kaluan kohë së bashku dhe po punojnë për të rimëkëmbur marrëdhënien.

Sidoqoftë lidhja e Bella dhe The Weeknd është një maratonë e gjatë ndarjesh dhe rikthimesh. Ata filluan të dilnin bashkë në prill të vitit 2015, dhe prej atëherë janë ndarë e ribashkuar disa herë