Një përkujtimore për 7-mujorin e ndarjes nga jeta të Avicii

Më 20 prill të këtij viti, DJ dhe producenti i njohur Avicii u gjet i pajetë në rezidencën e tij në Muscat, Oman teksa ishte me pushime. Suedezi, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, shënon 7-mujorin e ndarjes tragjike nga jeta dhe familja vendosi të organizojë një përkujtimore pjesë e të cilës ishin jo vetëm miq e familjarë, por edhe një numër i madh fansash. Babai i tij Klas Bergling përkujtoi me anë të një fjalimi të ndjerë, ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit të tij, në Kishën Eleonora Hedvig në Stokholm. Teksa qindra njerëz kanë qenë të pranishëm, jashtë Kishës fansat e Avicii kanë qëndruar në radhë për orë të tëra për t’u bërë pjesë e përkujtimores së tij. Pas fjalimit prekës të babait të Tim, kori prezent këndoi një nga hitet e tij më të famshme “Wake Me Up”.