Itali, festa e të rinjve kthehet në tragjedi

Gjatë orëve të para të mëngjesit teksa shumë te rinj po festonin në një klub nate në Corinaldo një qytet fare pranë Ancona-s ndodh një ngjarje shumë e rëndë. Shumë të rinj po ndiqnin koncertin e Sfera Ebbasta një prej reperave më të mirë në Itali. Një substancë irrituese me përmbajtje kimike mendohet të ketë qenë shkaku i plagosjes së shumë të rinjve mes të cilëve edhe minorenë. Numri i të plagosurve mendohet të jetë 35 ndërsa numri i të vdekurve fatkeqësisht është 6 mes të cilëve 5 ishin minorenë ndërsa e gjashta ishte nëna e njërit prej tyre.